Arkeologët në Meksikë kanë zbuluar një hyrje të fshehtë të pallatit të lashtë të fisit Maja në qytetin Uxmal.
Hyrja e fshehtë besohet se daton që prej vitit 670 dhe përmban harqe të larta deri në shtatë metra.
Këto harqe janë të dekoruar në stilin që besohet se i takon periudhës Puuc që njihet për gurët e lëmuar dhe me vija të bukura.
Arkeologët besojnë se zbulimi i kësaj hyrje mund të shpie në gjetjet e reja të civilizimit të lashtë të Majave.
Kjo hyrje mund të zbulojë më shumë rreth ceremonive qeverisëse dhe tradicionale që janë zhvilluar në Uxmal, transmeton emisioni “Reciklim” i KTV-së.
Arkeologët kanë zbuluar edhe artefakte, përfshirë një maskë të perëndisë së shiut.
“Është një ndërtesë e rëndësishme që po e hulumtojmë. Gjatë procesit të restaurimit kemi hasur në zbulime të rëndësishme”, ka thënë arkeologu Jose Huchim.
Edhe
“Shtëpia e fisnikërisë”, një udhëtim në botën e aristokracisë kineze
Perandoria e fisit Maja përjetoi namin më të madh mes viteve 250 deri 950.
Kjo perandori kishte shtrirje që prej Guatemalës, Hondurasit dhe në perëndim të El Salvadorit.
Besohet se në shekullin e tetë Majat kishin 15 milionë banorë dhe një perandori të avancuar me kalendar të saktë dhe matje të mira astronomike.