Disa arkeologë meksikanë zbuluan qindra gjurmë të vlefshme në një shpellë në Jukatan, në juglindje të Meksikë, deklaroi sot një studiues.
“Ky thesar shkencor, i zbuluar në këtë hapësirë mistike, numëron shtatë objekte me vlerë, përfshirë një objekt në qeramikë që shërbente për djegien e temjanit si dhe objekte të tjera”, u shpreh gjatë një konference shtypi studiuesi, Guillermo de Anda.
Shkencëtarët shpresojnë që këto gjurmë të gjetura në gërmadha do të zbulojnë se cilët ishin dhe nga vinin Itzaes, populli maja i cili jetonte në gadishullin e Jukatan.
Kjo shpellë u zbulua më shumë se pesëdhjetë vjet më parë nga popullata lokale që më pas kishte informuar Institutin Kombëtar të Antropologjisë dhe Historisë (INAH)./atsh
-
Arkeologët meksikanë gjejnë mbetje në qytetin e banuar në vitin 600 pas Krishtit
-
Zbulohet hyrja e fshehtë e pallatit të Majave
-
Pretendohet zbulimi i një krematoriumi klandestin në Meksikë
-
Shkencëtarët zbulojnë për çka shërbenin piramidat prej guri para 3000 vjetëve
-
Gjurmët në New Mexico, shenja më e vjetër e pranisë së njerëzve në Amerikë