Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Zbulohet dinozauri i mbështjellë brenda vezës

Një fosil i dinozauri të mbledhur në mënyrë të përsosur brenda vezës së tij po hedh më shumë dritë mbi lidhjet midis dinozaurëve dhe zogjve.

Fosili 70 milionë vjeçar ruan skeletin embrional të një dinozauri oviraptorid, i cili është quajtur “Baby Yingliang” sipas emrit të muzeut kinez që strehon fosilin. Kockat e dinozaurit janë të vogla dhe të brishta dhe ruhen shumë rrallë si fosile, duke e bërë këtë një gjetje shumë me fat, tha Darla Zelenitsky, një profesoreshë në departamentin e gjeoshkencës në Universitetin Calgary në Kanada, shkruan CNN.

Veza është rreth 17 centimetër e gjatë dhe dinozauri 27 centimetër nga koka te bishti. Studiuesit besojnë se nëse do të zhvillohet dhe të rritej, dinozauri do të ishte 2 deri në 3 metra i gjatë.

Studiuesit kanë studiuar pozicionet e këtij dinozauri dhe kanë arritur në konkluzionin se speciet e këtij lloji lëviznin dhe ndryshonin pozicionet përpara se të çelnin në një mënyrë të ngjashme me zogjtë.

Sjellja para çeljes nuk është e vetmja sjellje që zogjtë modernë kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre dinozaurë. I njëjti lloj dinozaurësh dihet gjithashtu se janë ulur në majë të vezëve të tyre për t'i ngrohur ato në një mënyrë të ngjashme me zogjtë.

Image