Votuesit në një sondazh në Twitter i kanë kërkuar Elon Muskut të shesë 10% (21 miliardë) të aksioneve të tij në Tesla për të paguar taksat.
Më shumë se 3.5 milionë përdorues të Twitterit votuan në sondazhin, të nisur nga Musk të shtunën, me gati 58% që votuan në favor të shitjes së aksioneve.
Ai ka premtuar se do t'i përmbahet rezultatit, në përgjigje të një "takse të miliarderëve" të propozuar nga demokratët amerikanë.
Por Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë, ende nuk ka komentuar publikisht mbi vendimin, ose se si dhe kur do të shiste aksionet e tij.
Nëse ai vazhdon me shitjen, kjo mund t'i lërë atij një faturë të madhe tatimore.
Kur asgjësojnë zotërimet e mëdha të aksioneve, disa drejtorë ekzekutivë përdorin të ashtuquajturat programe shitjesh "të verbëra", duke e përhapur shitjen në një periudhë të gjatë kohore për të shmangur akuzat për tregtim të brendshëm.
Edhe
Musku ka shitur 4 miliardë dollarë aksione të Teslas
Në një postim të mëparshëm në Twitter të shtunën, Musk tha se ai nuk mori rroga ose shpërblime nga asnjë prej kompanive të tij - që do të thotë se ai nuk ka të ardhura për të paguar tatimin mbi të ardhurat.
Televizioni amerikan CNBC raportoi se Musk po përballet me një taksë prej mbi 15 miliardë dollarësh në muajt e ardhshëm, që ndoshta është arsyeja e vërtetë pse ai po shet aksione.