Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Musku ka shitur 4 miliardë dollarë aksione të Teslas

Elon Musku ka shitur 4.4 milionë aksione të Teslas, me vlerë rreth 4 miliardë dollarë, sipas dosjeve në Komisionin e Shkëmbimit të Sigurisë.

Shitja në aksione, të cilat u kryen të martën dhe të mërkurën, u shoqërua me rënien e aksioneve të kompanisë së automjeteve elektrike me 20 për qind, derisa Musk, si themelues i kompanisë, ka shkruar në Twitter të enjten se "Nuk ka shitje të tjera TSLA të planifikuara për sot".

Shitja vjen pasi Musk, njeriu më i pasur në botë, vazhdon me planin e tij për ta blerë Twitter për 44 miliardë dollarë.

Sipas dosjeve të SEC, Musku, i cili zotëronte 17 përqind të Tesla-s, i bëri shitjet me çmime midis 870 dhe 1000 dollarë për aksion.

Musku kishte vendosur 12.5 miliardë dollarë të pronësisë së tij në Tesla si kolateral për ta blerë Twitter, duke shkaktuar kështu një rënie të mëparshme të aksioneve të Tesla-s pasi investitorët kishin frikë se ai do të ishte shumë i preokupuar me blerjen e tij të fundit.

Musku synon ta blejë Twitterin duke përdorur aksionet në Tesla, së bashku me një hua blerjeje prej 13 miliardë dollarësh nga huadhënësit dhe asetet e tij personale prej 21 miliardë dollarësh.