Elon Musk, ka shitur 19.5 milionë aksione të tjera të Teslas, me vlerë 3.95 miliardë dollarë.
Lajmi vjen më pak se dy javë pasi njeriu më i pasur në botë përfundoi blerjen e Twitter-it në vlerë prej 44 miliardë dollarësh, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Çmimi i aksionit të Teslas ka rënë me më shumë se 50% që nga fillimi i këtij viti.
Ndërkohë, së fundmi Tesla ka bërë të ditur se po tërheq më shumë se 40,000 automjete të saj në SHBA për shkak të një problemi të mundshëm me drejtimin e tyre.
Arsyeja e shitjes së fundit të aksioneve nuk është bërë ende e ditur.
Edhe
Elon Musk shet 3.6 miliardë dollarë aksione në Tesla
Shitja e fundit e sjell vlerën totale të aksioneve të Tesla-s të shitura nga Musk në pothuajse 20 miliardë dollarë që kur ai njoftoi në fillim të këtij viti se kishte blerë një aksion në Tëitter.
Ai shiti 8.5 miliardë dollarë aksione të Teslas në prill të këtij viti dhe rreth 7 miliardë dollarë të tjera në gusht.