Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Musk shet aksione të Teslas për 5 miliardë dollarë pas anketës në Twitter

Elon Musk ka shitur rreth 5 miliardë dollarë aksione të prodhuesit të veturave elektrike Tesla, raporton BBC.

Vendimi ka ardhur vetëm një ditë pasi ai kishte pyetur 63 milionë përcjellësit e tij në Twitter nëse duhet të shesë 10 për qind të aksioneve të tij në Tesla.

Musk është shef ekzekutiv te Tesla.

Aksionet e kompanisë kanë rënë për rreth 16 për qind brenda dy ditëve, pasi adhuruesit e Muskut në Twitter kanë qenë pro shitjes së aksioneve.

Por të mërkurën ka nisur të rikthehet.

Edhe Elon Musk shet 3.6 miliardë dollarë aksione në Tesla Auto Elon Musk shet 3.6 miliardë dollarë aksione në Tesla

Tesla është prodhuesi më i vlefshëm i veturave në botë.

Në total Musk ka shitur aksione të Teslas në vlerë 5.1 miliardë dollarë.