Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Bien aksionet e Teslas pas veprimit të Muskut

Aksionet e Teslas ranë 7.5% në tregtim të hënën, ndërsa investitorët përgatiteshin për shitjen e propozuar nga shefi i tyre Elon Musk të rreth një të dhjetës së zotërimeve të tij në prodhuesin e veturave elektrike pas sondazhit të tij në Twitter.

Musk, shefi ekzekutiv i Teslas dhe personi më i pasur në botë, postoi të shtunën në Twitter se do të shiste 10% të aksioneve të tij nëse përdoruesit e atij rrjeti social miratonin propozimin, shkruan Reuters. 

Aksionet e prodhuesit të veturave elektrike ranë 6.2% në 1,146.43 dollarë. Aksionet e listuara në Frankfurt ranë rreth 7% në 989.10 euro.

Sondazhi në Twitter duke pyetur ndjekësit e Muskut nëse ai duhet të shesë aksione mblodhi më shumë se 3.5 milionë vota, dhe 57.9% e njerëzve votuan "Po".

Televizioni amerikan CNBC raportoi se Musk po përballet me një taksë prej mbi 15 miliardë dollarësh në muajt e ardhshëm për shkak të një ligji të presidentit amerikan Joe Biden, që ndoshta është arsyeja e vërtetë pse ai po shet aksione.