Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Vizitorja thyen aksidentalisht skulpturën me vlerë 42 mijë dollarë

Adhuruesit e artit në Miami kanë shikuar të tmerruar të enjten mbrëma, kur një koleksionuese aksidentalisht rrëzoi e shkatërroi skulpturën në vlerë prej 42 mijë dollarëve të artistit amerikan të muzikës pop Jeff Koons, raporton “BBC”.

Ajo kishte prekur aksidentalisht me gisht skulpturën, kanë treguar dëshmitarët.

Statuja – “Qeni nga balloni” – u bë copa-copa dhe u desh ta pastrohej nga stafi i galerisë.

Aksidenti ndodhi në një ngjarje arti në Miami vetëm për VIP. Ngjarja njihet si “Art Wynwood”.

Artisti Stephen Gamson ka treguar për “Miami Herald”, se derisa po e shikonte me admirim skulpturën, një “grua e moshuar” e preku aksidentalisht dhe e rrëzoi.

Edhe Shkatërrohet skulptura ikonike “Balloon Dog” në Miami Kulturë Shkatërrohet skulptura ikonike “Balloon Dog” në Miami

Ai tregon se fillimisht kishte menduar se është ndonjë lloj performance, por më pas e kuptoi se ishte aksidentale.

“Ishte sikur kur ndodh një aksident me veturë dhe mblidhen njerëzit”, tregon Gamson.

Për fat të mirë për gruan, ajo skulpturë ishte e siguruar.

Cedric Boero, që punon në galerinë “Bel-Air Fine Art”, ka treguar për New York Times, se gruaja që shkaktoi aksidentin ndjente shumë keqardhje dhe donte thjeshtë të largohej.

Edhe Katy Perry rrezikon të bie nga flutura gjigante gjatë koncertit, reagon me profesionalizëm Showbiz Katy Perry rrezikon të bie nga flutura gjigante gjatë koncertit, reagon me profesionalizëm

Ndonëse u coptua, prapë ka interesim për të blerë copat e skulpturës.

Gamson vet ka ofruar ta blejë pasi thotë se “ka një storie kull”.