Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shkatërrohet skulptura ikonike “Balloon Dog” në Miami

“Ju lutem mos e prekni veprën e artit”- është rikujtimi i herëpashershëm dhe tani na rikujton pse këto shenja janë ende të nevojshme për galeritë në mbarë botën.

Dashamirët e artit në Miami e panë me tmerr rastin kur një koleksioniste e rrëzoi aksidentalisht në tokë një skulpturë në vlerë prej 42 mijë dollarësh të pop-artistit amerikan Jeff Koons.

Ajo e kishte goditur me gisht, kanë njoftuar dëshmitarët e rastit.

Skulptura “Dog Balloons”, ikona e Koons-it, u bë copë-copë dhe u desh të mblidhej me fshesë nga stafi i Galerisë.

Aksidenti ndodhi gjatë natës së hapjes ekskluzive me figurat publike të “Art Wynwood”, një panair i artit bashkëkohor që mbahet çdo vit në Miami të Floridas.

Edhe Vizitorja thyen aksidentalisht skulpturën me vlerë 42 mijë dollarë Kuriozitet Vizitorja thyen aksidentalisht skulpturën me vlerë 42 mijë dollarë

Artisti vendës Stephen Gamson ka thënë për gazetën “Miami Herald” se po e admironte skulpturën, kur një “grua e moshuar” e goditi atë dhe e rrëzoi nga piedestali.

Në fillim ai kishte menduar nëse ishte pjesë e ndonjë performance, por shpejt e kuptoi se kishte qenë aksident.

“Kur ra në tokë, ishte sikur një aksident automobilistik që tërheq një turmë të madhe në autoudhë”, ka thënë Gamson.

Fati i mirë për gruan është se pjesa mbulohet nga sigurimi, siç ka thënë Benedicte Caluch, këshilltare arti në galeritë e arteve të bukura “Bel-Air” që përfaqëson skulpturën.

“Ishte një ngjarje! Të gjithë erdhën për të parë se çfarë po ndodhte”, ka thënë Caluch. Ajo shtoi se gruaja e paidentifikuar që shkaktoi dëmin ishte koleksioniste arti.

Edhe Busti i vjedhur i Jim Morrisonit gjendet rastësisht pas 37 vjetësh Showbiz Busti i vjedhur i Jim Morrisonit gjendet rastësisht pas 37 vjetësh

“Jeta sapo u ndal për të gjithë aty për 15 minuta”, ka thënë Cedric Boero, që punon në galeritë e arteve të bukura “Bel-Air”.

ka shtuar se një bashkëpunëtor kishte biseduar me gruan dhe ajo ishte shprehur se ndihej “shumë keq” dhe se “thjesht donte të zhdukej”.

“Kjo është gjë e mirë për koleksionistët”, ka thënë Boero duke qeshur.

Pavarësisht se është copëtuar në mijëra pjesë, ka ende interes për ta blerë skulpturën e shkatërruar. Gamson ofroi ta blinte sepse, siç ka thënë në llogarinë e tij në “Instagram”, “ka një histori vërtet interesante”.

Jeff Koons, 68 vjeç, nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me incidentin. Gama e skulpturave të tij “Dog Balloons” është prej veprave më ikonike të artit bashkëkohor dhe janë shitur për dhjetëra miliona dollarë. Disa janë të mëdha – deri në 3 metra – por vepra fatkeqe ishte me gjatësi prej vetëm 40 centimetrash.

Edhe Hajdutët e metaleve në Francë dëmtojnë në vlerë 1 milion euro skulpturën e Kiefer Kulturë Hajdutët e metaleve në Francë dëmtojnë në vlerë 1 milion euro skulpturën e Kiefer

Veprat kanë zbukuruar galeritë e gjithë botës dhe janë ikonizuar më ej nga Jay-Z në vitin 2017, kur reperi punoi drejtpërdrejt me Koons për të krijuar një “Balloon Dog” të fryrë për një mbështetëse skene.

Në vitin 2019, Koons bëri histori kur skulptura e tij “Rabbit” u shit në ankand për 91.1 milionë dollarë, çmimi më i lartë i shitjes ndonjëherë për një artist të gjallë.