Një viç i vogël malor i refuzuar nga nëna dhe kopeja e tij është rritur duke menduar se është qen pasi pronarët e tij e rritën atë brenda shtëpisë së tyre.
Adam, 33 vjeç, dhe Emily Hopson, 32 vjeçe, e kanë rritur këtë viç të vogël malor të quajtur James brenda shtëpisë së tyre së bashku me qentë e tyre, transmeton Koha.net. Dhe fotografitë e këtij viçi me flokë kaçurrele së bashku me “shokët e tij” qentë, janë bërë sensacion në rrjetet sociale.
“Ai është krijesa më e këndshme. Atij i pëlqen të luajë me ne dhe qentë. I pëlqen të shtrihet pranë nesh e të përkëdhelet”, ka thënë Emily.
Për më tepër shikoni fotografitë dhe videon më poshtë.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
JD Vance bëhet sërish baba, fëmija i parë në 150 vjet i lindur nga një zëvendëspresident në detyrë
-
Kryeqyteti s’e kompenson 76-vjeçaren që u sulmua nga katër qen endacakë
-
Qumështi i papërpunuar, i pazëvendësueshëm në tavolinën e Haalandit
-
Pas betejës me kancerin, James Middleton i kushton fjalë prekëse motrës së tij
-
Chris Brown urdhërohet të paguajë miliona dollarë pasi qeni i tij sulmoi pastruesen e shtëpisë