Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Veterani i Luftës së Dytë Botërore që i mbijetoi COVID-19, nderohet me medalje në ditëlindjen e 105-të

Një veteran i Luftës së Dytë Botërore nga Alabama që i mbijetoi COVID-19 vitin e kaluar, do të nderohet në ditëlindjen e 105-të me Legjionin Francez të Nderit për shërbimin e tij.

Major Wooten i cili riparoi trenat e dëmtuar nga bombat në Francë si pjesë e ushtrisë, do ta marrë dekoratën më të lartë të shtetit gjatë një ceremonie dhe feste të ditëlindjes së tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Konsulli i Përgjithshëm për Francën në Atlanta, Vincent Hommeril, do ta dekorojë Wootenin me medaljen e aprovuar nga presidenti Emmanuel Macron.

Wooten arriti në Francë më 1944 dhe ishte një nga katër vëllezërit që shërbyen në të njëjtën kohë në luftë. U kthye në shtëpi dy vjet më vonë dhe zhvilloi karrierë pas luftës në kompaninë amerikane “Steel” në Birmingham. Ai rezultoi pozitiv për koronavirus në nëntor 2020, por u shërua në kohë që ta festonte ditëlindjen e 104-rt në shtëpi, shkruan AP.

Wooten është shumë mirë me shëndet pavarësisht sëmundjes dhe vonë ka marrë pjesë edhe në aktivitetet e Ditës së Veteranëve.