Kryeqyteti i Çekisë, Praga, mban fronin për vendin ku pihet më së shumti alkooli. Ndiqet nga Dublini i Irlandës dhe Berlini i Gjermanisë.
Në një studim të kohëve të fundit, platforma e udhëtimeve Holidu përpiloi një listë të qyteteve ku pihet më së shumti alkooli.
Kjo renditje bazohet në numrin e aktiviteteve të ofruara gjatë natës dhe përqindjen e pijeve alkoolike që janë shitur në 30 ditët e fundit. Studimi thekson se deri në 81.3 për qind e popullsisë irlandeze pi alkool, që është përqindja më e lartë e çdo vendi të analizuar.
Por Praga doli të ishte “mbretëresha e alkoolit”, me rreth 481 birra për person.
Pothuajse 19 për qind e rekomandimeve që lidhen me “çfarë duhet të bëni në Pragë”, sipas Trip Advisor, përfshijnë alkoolin.
Berlini është në vendin e tretë dhe studimi thekson se katër nga pesë gjermanë pinë alkool me një çmim mesatar prej 4.52 euro për litër, shkruan Metro.
-
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria thyejnë rekordet historike të temperaturave
-
Ky është qyteti më i mirë në botë për vitin 2026
-
A ka ndonjë lloj alkooli më pak të dëmshëm?
-
Linja ajrore më e madhe në Evropë kërkon që pasagjerët të pinë vetëm dy pije alkoolike
-
Shqetësimet për shëndetin nga alkooli janë vetëm gjysma e historisë, e rëndësishme edhe kënaqësia