Në Uzbekistan, një dhëndër e goditi me grusht nusen e tij, pasi kjo e fitoi një lojë gjatë ceremonisë së dasmës.
Siç njofton "Dailymail" të hënën, kur burri e kuptoi se nusja e tij e kishte mposhtur në lojën që nuk u bë e ditur se çfarë ishte, e goditi me grusht në kokë, ndërsa ajo e lënduar, u largua me ndihmën e një gruaje nga skena.
Burri që qëndronte pranë dhëndrit dhe turma e mbledhur mbetën të shokuar nga ky gjest, ndërsa dhëndri vazhdoi të rrinte në skenë "sikur të mos kishte ndodhur asgjë".
Nuk janë dhënë detaje se çfarë ka ndodhur pas këtij incidenti.
Artikuj të ngjashëm
-
Vritet aksidentalisht dhëndri në Turqi, pasi motra e nuses shtiu me armë për të festuar
-
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
-
Gruaja raporton se e rrahu nusja
-
Dhëndri në Tajlandë vret nusen dhe tre të tjerë në ditën e dasmës, pastaj edhe veten
-
Gruaja në Vushtrri sulmohet fizikisht nga burri dhe vjehrri