Ujqërit kanë zbritur në Myzeqe dhe janë kthyer në një kërcenim për banorët e fshatit Povelç të Darzezës. Të frikësuar edhe për fëmijët e tyre, banorët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, pasi vetë nuk kanë asnjë mundësi.
Ujqërit dhe çakejtë janë kthyer në një rrezik serioz për banorët fshatit Povelc e Darzezë të Fierit. Ata bëjnë kërdinë në bagëti e shpendë, por mjaft të rrezikuar janë dhe fëmijët. Sipas banorëve kafshët e egra shfaqen nga pylli Bishtmbret, ndërsa kjo problematikë ka tre vite që i shqetëson. Ata kërkojnë marrjen e masave, pasi blegtoria është e vetmja mundësi mbijetese për ta.
“Ujku është pothuajse i përnatshëm këtu, po mos ta ndjejmë që në moment ai të bën hatanë. Para një muaji ma mori kafshën. Çakalli ka frikë nga ujku, kur nuk i ndjen çakejtë është ujku në zonë. Kur largohet ujku që këtu fillojnë çakejtë ulërijnë” u shpreh një banor.
Sipas ish-kryeplakut të fshatit tufat e ujqërve kanë ngrënë brenda një nate edhe 18 krerë bagëti. Në pamundësi të një zgjidhje, ai tregon se për të mbrojtur bagëtitë, familjet e zonës janë të detyruar të bëjnë roje.
“Sot e 3 vjet ka rënë ujku këtu në fshat dhe kanë ngrëne 18 krerë bagëti brenda në vathë. Kanalet janë pa pastruar dhe ai rri në kanal freskët. Edhe pardje po bën 2-3 ditë i ka marrë një gjitonit tonë këtu 3 krerë qengja. Ne këtë zanat kemi vetëm që rrimë mblidhemi familjarisht e ruajmë mallin që të mos hyjë këtu brenda” u shpreh ish-kryeplaku.
Për sa kohë nuk do të merret një zgjidhje për këtë problem, këta kafshë të egra do të jenë një kërcënim për banorët e fshatit/Shqiptarja.
-
Zviceranët protestojnë kundër ujqve që po ua mbysin delet
-
Streha me rreth 25 drerë në Orllan
-
Policia dhe Komuna e Ferizajt me aktivitete në shkolla që po braktisen nga nxënësit
-
AUV-i në Ferizaj asgjëson tri lopë me brucelozë, thirrje fermerëve t’i lajmërojnë rastet
-
Ferizaj mbushet me qen endacakë pas njoftimit për hapjen e strehimores