Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Streha me rreth 25 drerë në Orllan

Pak kilometra larg Prishtinës shtrihet fshati Orllan i Komunës së Podujevës. Mes maleve, 32 hektarë janë rrethuar me tel për të strehuar drerë të egër. Azem Ahmeti është mbikëqyrësi i tyre që i viziton disa herë në ditë.

Streha ka mbi 2 vjet që është hapur dhe deri më tash numëron 23 drerë të dy racave.

Në malet e Orllanit këta drerë rrezikohen nga faktorë të ndryshëm. I vështirë ka qenë momenti i kapjes së tyre.

Pos që janë të rrezikuar nga ujqërit, edhe gjuetarët po rezultojnë si kërcënim i madh i tyre.

Janë të shumtë vizitorët që duan të shohin drerët. E shumica prej tyre, sipas Ahmetit, fascinohen kur takojnë kafshët.

Krahas drerëve ngjyrë të bardhë, zemrën e Ahmetit e fitoi alfa i kopesë, dreri më i madh i tyre ngjyrë kafeje.

Si strehë mundohen t’ua plotësojnë kushtet ideale për jetesë.

Gjatë 2 vjetëve të fundit numri i drerëve ka arritur në 23. Gjatë këtij viti pritet që ky numër të rritet akoma më shumë.

Ahmeti tregon se janë kafshë shumë të buta dhe të dashura. Ai bën thirrje që qytetarët mos t’i ngacmojnë në natyrë të hapur e aq më pak të bëhet edhe vrasja e tyre.

Artikuj të ngjashëm