Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Dimrat e ftohtë karakterizojnë fshatin Bresanë

Dimrat e ftohtë e me borë deri në një metër e karakterizonin dikur fshatin Bresanë në rajonin e Opojës nga vendet e tjera të Kosovës.

Sipas rrëfimeve të banorëve, ushqimi për njerëz e bagëti, veshmbathja, lëndët djegëse për ngrohje e gjithçka tjetër siguroheshin gjithmonë para dimrit.

Kjo për shkak se banorët e këtij fshati mbylleshin në shtëpitë e tyre deri në përfundimin e dimrit.

Në vitet e fundit dimri edhe këtu është më i butë.

Banorë i kujtojnë dimrat e ashpër në fshatin Bresanë. Imer Ademi kohën e pandemisë nga Covid-19 e krahason me kohërat kur në fshat binte borë deri një metër.

Edhe Dikur njihej si “fshati i kuajve”, Bresana sot shumë e kërkuar për vila SOT Dikur njihej si “fshati i kuajve”, Bresana sot shumë e kërkuar për vila

Bresana njihet si fshati më i madh në rajonin e Opojës. Aktualisht ka 620 shtëpi me mbi 4.200 banorë.

Milazim Garipi, ish-profesor i gjeografisë, tregon pozitën gjeografike të fshatit.

Ai tregon edhe për kuptimin e emrit që e mori fshati e shumëçka që lidhet me të.

Thotë se punësimet dhe ekonomia e vendit kanë bërë që banorët të migrojnë në vendet perëndimore.

Fshatin e vizitojnë turistë nga vende të ndryshme, sidomos gjatë dimrit.

Ademi shtëpizën e tij prej druri e lëshon për familjarë e vizitorë të ndryshëm.

Kryetari i fshatit, Vezir Reshiti, thotë se investitorët më të mëdhenj janë mërgimtarët.

Edhe 30 deri në 50 centimetra borë në Brezovicë Arbëri 30 deri në 50 centimetra borë në Brezovicë

Se mërgata është kontributdhënëse në fshat e dëshmon edhe Xhelal Mehmeti, i cili prej dy dekadash jeton në Vjenë, por shpesh pushimet i bën në vendlindje.

Fshati i ka të zhvilluara zejtarinë, bujqësinë e blegtorinë, ndonëse jo si dikur.