Trinjaket Rubi-Rose, Payton-Jane, Porscha-Mae lindën kur ishin vetëm 22 javë dhe pesë ditë. Tani trinjaket dyvjeçare janë mbajtëse të rekordit botëror si foshnjat më prematurë që erdhën në jetë dhe arritën të mbijetonin
Trinjaket Rubi-Rose, Payton-Jane, Porscha-Mae kanë lindur shumë para kohe.
Të lindura në vetëm 22 javë e pesë ditë, kjo ishte një tronditje për nënën e tyre.
Michaela White zbuloi se ishte shtatzënë vetëm më pak se një muaj para lindjes.
Babai i trinjakeve, Jason Hopkins, thotë: "Ato ishin më të vogla se një qese sheqeri. Ishin të vogla, të vogla, shumë të vogla".
Trinjaket, të cilat tani janë dy vjeçe, u regjistruan në librin e rekordeve Guinness si trinjaket më prematurë që arritën të mbijetonin.
Tani ato kanë arritur të thyejnë rekorde botërore.
Edhe
Binjaket që lindën me pak minuta diferencë – por me baballarë të ndryshëm
Motrat kishin nevojë për oksigjen, inkubacion dhe kujdes gjatë gjithë kohës dhe e kaluan pjesën më të madhe të vitit të parë në spital.
Pavarësisht një fillimi të vështirë, ato janë disa nga fëmijët më të lumtur, thonë prindërit e tyre.
Porscha-Mae dhe Payton-Jane kanë nevoja komplekse mjekësore, duke përfshirë një gjendje të zemrës që do të kërkojë kirurgji të mëtejshme dhe paralizë cerebrale që ka vonuar të folurin dhe lëvizjen e tyre.
-
Lind foshnja në SHBA nga një embrion që ishte ngrirë 30 vjet më parë, rekord i ri
-
Të birësuarit ndërkombëtarë nga Koreja e Jugut kërkojnë drejtësi, jo rikthim në atdhe
-
JD Vance bëhet sërish baba, fëmija i parë në 150 vjet i lindur nga një zëvendëspresident në detyrë
-
Lindje nën tokë, nën bombardime: Të sjellësh në jetë një fëmijë në Ukrainë