Kuriozitet

Tradita e lashtë evropiane për pastrimin e tepihëve

Pastrimi i tepihëve

Pastrimi i tepihëve

Shumë përpara se të ekzistonin detergjentët e makinat speciale për pastrimin e tepihëve, njerëzit në disa regjione evropiane që binte borë, mbështeteshin te kjo “dhurate” e të ftohtit dimëror për t'i pastruar tepihët me fije natyrale leshi.

Bora vepron si pastrues i butë për leshin e fibra të tjera natyrale, ka shkruar në faqen zyrtare në Instagram, brendi i njohur i tepihëve të vjetër “District Loom”.

I ftohti i saj ndihmon në largimin e papastërtive, pluhurit dhe vajrave ndërkohë që nuk i dëmton fibrat, pa pasur nevojë për detergjente të forta.

Disa rrotullime e disa lëkundje të mira në borë, si dhe pak kohë për tharjen, tepihët e vjetër rinovohen tërësisht.

Gjatë periudhës 1970-1990, pastrimi i tepihëve jashtë në borë gjatë dimrit ishte shumë i zakonshëm, sidomos në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe në Evropën Lindore.

Tepihët shtriheshin mbi borë të pastër dhe rriheshin për të larguar pluhurin dhe papastërtitë, të cilat përthitheshin nga bora pa lënë njolla.

Temperaturat e ulëta ndihmonin gjithashtu në shkatërrimin natyral të baktereve dhe merimangave.

Kjo ishte metodë pastrimi e përballueshme dhe miqësore me mjedisin, përpara se fshesat moderne të bëheshin të zakonshme.

Kjo traditë ishte shpesh edhe një aktivitet shoqëror, ku fqinjët mblidheshin jashtë për t'i pastruar qilimat së bashku.