Dasma e një çifti është kthyer në një makth pasi hoteli ku kishin rezervuar për vete dhe për mysafirët, ua anulua rezervimin pa paralajmërim, shkroi DailyStar.
Deanna Misfud dhe Gary Moretti i rezervuan 30 dhoma në hotelin “Crossroads” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa kishin bërë plan që sapo të bënin dasmën, të qëndronin me miqtë aty.
Ata ua paguan mysafirëve rrugën dhe qëndrimin, por u tmerruan kur iu tha nga recepsioni se hoteli i kishte zënë vendet për disa emigrantë që ishin transportuar në atë zonë.
Kur thirri hotelin për konfirmim të hapësirave, çiftit iu tha se rezervimi ishte anuluar.
“Ne ishim në pritje për më shumë se 45 minuta dhe në fund na thanë: ‘Nuk mund të bëjmë asgjë për ty, mirupafshim’, dhe na e mbyllën telefonin”, tha Moretti.
Çifti amerikan tha se ka nënshkruar dhe paguar për shërbimin, ndërsa tash ka në plan të ankohet te autoritetet.
-
Mijëra fluturime në SHBA anulohen për shkak të stuhisë së fortë
-
Si pasojë e stuhive, në SHBA anulohen gati 2 mijë fluturime
-
Hoteli nderon çiftin amerikan që 40 vjet më parë kishte kaluar natën e parë të martesës aty
-
Çifti amerikan humbi rreth 30 mijë dollarë pasi nuk i shkuan në dasmë as gjysma e të ftuarve
-
Çiftit amerikan iu bllokua ashensori në ditën e dasmës