Një hotel në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nderuar çiftin amerikan me një certifikatë, pasi 40 vjet më parë, ata kaluan natën e parë të martesës në një dhomat e hotelit.
Upi shkroi se Tim dhe Melinda O’Brien kaluan natën e parë në vitin 1983 në hotelin e vjetër, ndërsa tash, kur ata po festojnë 40-vjetorin, hoteli ua ndau një cerifikatë për t’i nderuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoteli Muehlebach, që u hap në 1915-n, tha se për të nderuar çiftin, atij do t’ia mundësojë që çdo përvjetor ta kalojnë në një nga dhomat e tyre, me çmimin e natës së martesës, 38 dollarë.
Stafi i hotelit u shpreh se këtë s’e kanë bërë për marketing, por vetëm për t’i respektuar ata që dikur e kishin përzgjedhur atë lokacion.
Çmimin e volitshëm të hotelit, Tim dhe Melinda thanë se do ta shfrytëzojnë fiks në datën kur t’i mbushin 40 vjet martesë.