Një histori e pazakontë ka ndodhur në qytetin gjerman të Wiesbadenit në një hotel të njohur në zonë, shkruan SWR.
Një çift i moshuar jetonin në hotelin me pesë yje “Nassauischer Hof” në Wiesbaden pa paguar për netët.
Kostot e akomodimit arritën në 140 mijë euro. 60-vjeçari ka paguar faturat e para prej rreth 5600 euro, pas së cilës thjesht ka ndërprerë pagesën dhe ka mbyllur llogaritë, por nuk kanë dalë nga dhoma.
Sipas historisë së një prej punonjësve të hotelit, burri pretendonte se kishte kancer dhe po trajtohej në Wiesbaden dhe vazhdimisht ankohej për shërbimet dhe stafin e hotelit.
Çifti i martuar u dëbua nga hoteli vetëm pasi u ndryshua menaxhmenti, që vuri re lëshimin.
Burri po akuzohet për mashtrim dhe duhet të përgjigjet para gjykatës së qarkut në Wiesbaden.
-
Në Indi një person qëndroi afro dy vjet në hotel me pesë yje pa paguar
-
Çifti që iku pa paguar në disa restorante, del në gjyq
-
Britaniku thotë se gjeti “parajsën” në Antalya: Hotelin e paguaj shumë lirë, do të jetoja këtu
-
Hoteli paralajmëron padi ndaj çiftit gjerman që u ankua për pushimet në Durrës
-
Çifti gjerman tmerrohet nga pushimi në Durrës