Tamara Ecclestone, vajza e ish-kreut të Formula 1, Bernie Ecclestone, njoftohet se është bërë pre e grabitësve, të cilët kanë vjedhur bizhuteri me vlerë 64 milionë dollarë nga shtëpia e saj në Londrën perëndimore.
Gazeta “The Sun” njoftonte sot se grabitja u krye gjatë një operacioni që zgjati 50 minuta.
Sipas tabloidit, tre hajdutë u futën në rezidencën e 35-vjeçares, pasi kishin shmangur dy ekipet e sigurisë 24-orëshe që patrullojnë gjatë gjithë kohës rrugën e njohur si “Lagjja e miliarderëve”, si dhe vetë operacionet e brendshme të sigurisë së familjes Ecclestone.
Në njoftim thuhet se në kohën e grabitjes, Tamara Ecclestone, një modele dhe emër i njohur në Britani, sapo ishte larguar nga vendi për pushimet e Krishtlindjes.
Një burim afër familjes konfirmoi që grabitja kishte ndodhur, por nuk pranoi të jepte hollësi të tjera.
-
Bernie për grabitjen: Nuk e di si janë orientuar, vila i ka 57 dhoma
-
Dënohet grupi që grabiti bizhuteritë milionëshe të Kardashianit
-
“Grandpa robbers” do të përballen me drejtësinë në Paris për grabitjen e Kim Kardashianit
-
Giroudit iu vodhën stoli prej 400 mijë funtesh
-
Vidhen stoli në vlerë rreth 12.5 milionë euro në një shtëpi në Londër