Kuriozitet

Stërgjyshja 101-vjeçare po vazhdon të thyejë rekorde

Kujdes Usain Bolt, është një yll i ri në 100 metra sprint dhe ajo duket e pandalshme.

Njihuni me 101-vjeçaren Julia “Hurricane” Hawkins, që në fundjavë u bë femra më e vjetër që garoi në Kampionatin e SHBA-së për Veteranë në ambient të hapur.

Jo vetëm kaq, por duke vrapuar 100 metra me kohë prej 40.12 sekondash, ajo përmirësoi për më tepër se gjashtë sekonda rekordin e botës të vendosur për një femër 100-vjeçare apo më shumë.

Për befasi, kjo nuk ishte koha e saj më e mirë. Këtë muaj në Lojërat Nacionale të Veteranëve në Alabama të SHBA-së, Hawkins vrapoi 100 metra për 39.62 sekonda, shkruan “The Washington Post”, transmeton “Koha Ditore”. Nëse ndonjëra nga këto kohë do të certifikohet në dhjetor, atëherë ajo do të bëhet rekordmenia e botës më e vjetër.

Dhe sa për të sqaruar, ajo ka mundur shumë lehtë të humbiste mundësinë të bënte histori në atletikë, po të vendoste të ndiqte planin e saj ditor.

“Unë humba mundësinë që të bëja gjumë për shkak të kësaj”, tha ajo, pas garës së të shtunës që u mbajt në fushën e Universitetit të Louisianas, që nuk është shumë larg nga Baton Rouge ku Hawkins jeton.

Hawkins është një talente natyrale. E pasionuar pas çiklizmit, ajo kishte nisur me atletikë vetëm vitin e kaluar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.