Kuriozitet

Julia Hawkins vendos rekord të vrapimit në moshën 105-vjeçare

62.95 sekonda është rekordi i ri i botës në vrapim 100 metra për garueset mbi 105 vjet. Është Julia “Hurricane” Hawkins që e ka vendosur këtë rekord fundjavën e kaluar në Louisiana të SHBA-së. Rekordin e ka vendosur në një garë të atletikës për të moshuarit.

Hawkins është e para që ka vendosur rekord të atletikës në grupmoshën mbi 105 vjet, kanë shkruar mediumet amerikane.

“Shkëlqyeshëm”, ka thënë Hawkins kur është pyetur pas garës se si po ndihet. “Jam shumë e lumtur”. “Qëndroni të shëndetshëm dhe vazhdoni të vraponi. Unë do të vazhdoj të vrapoj për aq kohë sa mundem. Mua më pëlqen të vrapoj, argëtohem”, është këshilla e saj.