Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Sot dita më e gjatë e vitit

koha

Sot, e mërkurë, do të nisë zyrtarisht stina e verës astronomike dhe do të zgjasë deri më 23 shtator. Pra, sot është dita më e gjatë e vitit dhe nata më e shkurtër.

Siç ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, stina e verës astronomike do të nisë në orën 16:57 minuta dhe do të zgjasë deri në orën 8:49 minuta të 23 shtatorit.

Dita e parë e verës në Kosovë do të jetë me temperaturë tipike të stinës, me minimalet që do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë celsius.

Përgjithësisht gjatë stinës së verës, ditët janë më të gjata dhe netët janë më të shkurtra në krahasim me stinën e dimrit. Kjo ndodh për shkak të këndit të më të madh të rrezatimit diellor në hemisferën veriore.