Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell sot në Kosovë

Moti

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë parashihet të jetë stabile dhe me rreze dielli.

Sipas institutit, kjo situatë meteorologjike vije si rezultat i masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Të martën gjatë ditës pritet të mbajë mot me rritje të lehta të vlerave ekstreme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe rritje të lehta të temperaturave, si atyre minimale, ashtu dhe ato maksimalet. Në orët e para të ditës në shumë zona parashihet të formohet mjegulla e radiacionit, por do të jetë e paqëndrueshme, pasi gjatë ditës do të jenë prezent rrezet e diellit. Mjegull parashihet të ketë pothuaj çdo ditë në orët e para të ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Ndërkaq të enjten do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe me vapë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-28gradë Celsius.

“Të premten –Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. Gjatë gjithë javës duhet të kemi kujdes që në orët e pikut nga ora 11-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos moshat e shtyra dhe personat që kanë probleme me sëmundje kronike( tension, frymëmarrje, sëmundje kardiologjike etj) Të kujtojmë se të mërkurën do të fillojë stina e verës astronomike në orën 16:57 dhe do të zgjasë deri me 23 shtator në orën 8:49 min. Po në këtë ditë, 21.06.2023 do të ndodhë solstici veror, ku do të jetë dita më e gjatë e vitit dhe nata më e shkurtër”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm