Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot me diell dhe i nxehtë

Moti në Kosovë

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell dhe i nxehtë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të sillen mes 11 dhe 16 gradë celsius e maksimalet mes 31 dhe 36 gradë. 

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s. Rajoni ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore, duke sjellë temperatura paksa më të larta, të cilat janë normale për këtë periudhë të verës”, ka njoftuar IHMK.