Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 38 gradë celsius

moti

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell dhe kryesisht i nxehtë. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin mes 12 dhe 18 gradë celsius, e maksimalet mes 32 dhe 38 gradë. 

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s. Në orët e pasdites mund të ketë vranësira të pakta lokale, pa kushte për reshje”, ka njoftuar IHMK.