Mot me diell dhe vranësira të shpërndara pritet të mbajë sot në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të sillen nga 1 deri në 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 18 deri në 23 gradë celsius.
Më tej bëhet e ditur se gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-3m/s.
Edhe pas së hënës, java parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.