Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Skeleti që u përdor në shkollën gjermane me qëllim edukimi varroset pas 70 vjetësh

Nxënësit e një shkolle të mesme në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Schleiden, të mërkurën varrosën një anëtar të komunitetit të tyre – një skelet klase që shërbeu për edukimin e nxënësve për breza të tërë, raportoi AP-ja.

Rreth 80 nxënës, mësimdhënës dhe zyrtarë të qytetit morën pjesë në ceremoninë e varrimit, ku eshtrat e një gruaje të panjohur u varrosën në një arkivol të vogël me simbolet e të gjitha feve më të mëdha në botë.

“Vërtetë po e lëmë në paqe të pushojë një anëtar të komunitetit të shkollës”, tha prifti Oliver Joswig.

Skeleti i quajtur Ahn Bian, që në gjuhën vietnameze nënkupton “paqe misterioze”, ka qenë në departamentin e biologjisë të shkollës që nga viti 1952.

Nxënësit për vite kishin kërkuar që mbetjet e gruas të varroseshin, por planet për këtë u shtynë për shkak të pandemisë.

Edhe 80 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ende në kërkim të të rënëve Botë 80 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ende në kërkim të të rënëve

Shkolla shpreson që të mësojë më shumë për origjinën e skeletit, pasi rezultatet nga ADN-ja të dalin.

Mësimet e biologjisë tani kryhen duke përdorur një model plastik.