Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një vajzë në Gjermani ishte mbajtur mbyllur për shtatë vjet, autoritetet nisin hetimet

Shtepia ne Gjermani ku u mbajt mbyllur nje vajze tetevjecare per shtate vjet

Një vajzë tetëvjeçare në Gjermani raportohet se është mbajtur për shtatë vjet e mbyllur nga nëna e saj dhe gjyshërit, raporton BBC.

Prokurorët gjermanë janë duke hetuar nënën e saj dhe gjyshërit.

Vajza është liruar në fund të shtatorit dhe tash është në kujdestari.

Zyrtarët e mirëqenies kanë thënë se vajza e ka të vështirë të kryejë detyrat e përditshme, si shembull të ngjitet shkallëve.

Mediumet në Gjermani raportojnë se ajo kurrë nuk ka parë një pyll apo livadh.

Edhe Gjermani, 19-vjeçarja e raportuar e zhdukur gjendet e mbyllur në një kuti druri Botë Gjermani, 19-vjeçarja e raportuar e zhdukur gjendet e mbyllur në një kuti druri

Nëna e saj kishte gënjyer autoritetet duke thënë se është zhvendosur në Itali.

Shtëpia në Attendorn në zonën Sauerland në perëndim të Gjermanisë është i pavërejshëm.

Nuk ka dëshmi se ajo ishte abuzuar apo kequshqyer.

Kreu i departamentit për mirëqenie të fëmijëve, Michael Farber, thotë se ajo mund të lexojë dhe di matematikë, por e ka të vështirë të kryejë detyrat ditore.

Edhe Gruaja mbajti fëmijën për tri vjet në një sirtar, dënohet me shtatë vjet burgim Botë Gruaja mbajti fëmijën për tri vjet në një sirtar, dënohet me shtatë vjet burgim

“Duhet të shohim si do të rregullojmë këtë”, tha Farber.

Ajo tash është nën kujdes të psikologëve të fëmijëve.