Kuriozitet

Studentja gjen një akrep të gjallë në porosinë e “Sheinit”

akrep

Fillimisht kujtoi se është lodër

Një studente në Angli u befasua nga një akrep i gjallë kur hapi paketën me rrobat që kishte porositur nga firma e modës “Shein”.

“Mendova se ishte lodër – pastaj lëvizi”, ka treguar Sofia Alonso-Mossinger.

Me ndihmën e shoqeve, akrepi helmues u vendos diku sigurt e më pas u mor nga një ekspert.

Nga firma “Shein” kanë thënë se po shikon se çfarë mund të ketë ndodhur.

“Mendova se po ëndërroja. Mendoj se jam në rregull me merimangat, por ishte e frikshme të gjendem në dhomë me një akrep”, ka thënë tutje studentja.

Chris Newman nga Qendra Kombëtare për Mirëqenien e Zvarranikëve, e cila e mori nën kujdes akrepin, ka thënë se në popullatë ai lloj njihet si akrep kinez. Ka shtuar se thumbimi i tij mund të jetë kërcënues për jetën, por për të rriturit kalohet më lehtë.

“Është shqetësuese sepse është akrepi i dytë brenda një muaji që ka ardhur në këtë mënyrë këtu”, ka thënë ai.  

VIDEO: