Revista e arkitekturës dhe dizenjimit, eVolo, ka organizuar një konkurs për se si do të jenë qytetet e së ardhmes.
Projektet kanë qenë të shumta dhe idetë nga më të larmishmet, që nga piramida kokëposhtë, që do të krijonin ujë në shkretëtirat e Egjiptit, e deri te harqet përmbi malet midis Austrisë dhe Zvicrës.

Klaudia Gołaszevska dhe Marek Grodzicki, Poloni, një qiellgërvishtës që edhe pastron ajrin.

Projekti nga Romain Josueand Corentin Fraiss, mbi malin që ndan Zvicrën me Italinë, do të shfrytëzonte ndryshimet e temperaturës e lagështisë për të krijuar struktura akulli.

Zöe Russián Moreno, Venezuelë, qendër miulti-funksionale për kërkime gjeo-biologjike e edukative, që do të përdorte teknologjinë elektromagnetike për të fluturuar mbi një park kombëtar të Venezuelës.

Bjellorusët parashikojnë kulla pluskuese në ajër që do të rikthenin kënetat, tharja e të cilave, sipas shkencëtarëve, ka ndikuar me shtimin e zjarreve.

Koreja e Jugut, kjo digë mes akujve do ët ngadalësonte shkrirjen e akullnajave.

Disa arkitektë kinezë janë frymëzuar nga ndarja e kastave në Indi. Katet e para do të ishin për kastën e ulët, por kështu grupet do të jetonin bashkë.

Amerikanët e Dattner Architects mendojnë se një qiellgërvishtës i tillë, i krijuar për pemë e jo për njerëz, do të ndihmonte me luftën kundër shpyllëzimit.

American BKV Group kanë paraqitur një qiellgërvishtës ku edhe mbillen perime, të pajisur me platforma për dronë dhe turbina që pastrojnë ajrin nga dyoksidi i karbonit.

Ndërtesa Biosferë vjen nga Britania, një rezervë natyrore vertikale që fitoi vendin e tretë. Kulla simulon klima të ndryshme për të mbrojtur gjallesat.

Honglin Li nga SHBA solli këtë sistem për menaxhimin e mbetjeve në një qiellgërvishtës vertikale, për të rikthyer lidhjen e njeriut me natyrën/Dita.