Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Shtojca për Kulturë

Riciklimi – çelësi i arkitekturës përballë ndryshimeve klimatike

I ftuar për të mbajtur ligjëratë në kuadër të Festivalit të Arkitekturës në Kosovë, përfaqësuesi i “Raumlabor”, Jan Liesengang, ka shpalosur para publikut një formë tjetër të ndërtimit të objekteve: atë nëpërmjet riciklimit dhe ripërdorimit të materialeve ndërtimore. Sipas arkitektit gjerman, shumica e ndërtesave të sotme, posaçërisht ato shumë të larta dhe të veshura me xhama, janë disa ndër shkaqet kryesore që ndikojnë te ngrohja globale

Në ditët e sotme, një ndër temat më të trajtuara nga përfaqësues fushash të ndryshme të artit është ndryshimi klimatik. Se në ngrohjen globale ndikon edhe mënyra se si ndërtohen objektet e banimit, shembuj të numërt ka dhënë arkitekti gjerman Jan Liesegang

I ftuar për të mbajtur ligjëratë në kuadër të Festivalit të Arkitekturës në Kosovë, përfaqësuesi i “Raumlabor”, Jan Liesengang, ka shpalosur para publikut një formë tjetër të ndërtimit të objekteve: atë nëpërmjet riciklimit dhe ripërdorimit të materialeve ndërtimore.

Arkitekti gjerman ka potencuar vazhdimisht rëndësinë që ka arkitektura në aspektin e ngrohjes globale. Sipas tij, shumica e ndërtesave të sotme, posaçërisht ato shumë të larta dhe të veshura me xhama, janë disa ndër shkaqet kryesore që ndikojnë te ngrohja globale.

Lindur e rritur në Gjermani, Liesengang ka thënë se ishin vitet e fundit, vitet kur Gjermania pati disa përmbytje, e të cilat lanë të vdekur qindra njerëz, ato që e shokuan popullin e tij dhe të cilat ndikuan në vetëdijesimin dhe reflektimin e tyre, mbi atë se çfarë po sillte e ardhmja.

Image
Gjatë ligjëratës, me ndihmën e projektorit, Liesegang ka shfaqur edhe disa shembuj nga puna e tyre si “Raumlabor”. Njëri ndër ta ishte “Floating University”

“Dy vjet më parë isha shumë i përfshirë në mësimet për median, të dhënat e të tjera, duke u përpjekur të kuptoj arsyen se pse edhe për faktin se ne kemi pasur njohuri edhe më parë për ngrohjen globale, prapë se prapë, para dy vjetësh, ne kemi pësuar një lloj shoku rreth ndryshimeve klimatike. Ishte atëherë kur në Gjermani e kuptuam se arkitektura dhe ndërtimet janë disa prej problemeve kryesore të kësaj gjendjeje. Pra ne duhet të jemi të vëmendshëm rreth asaj se çka ndërtojmë dhe si ndërtojmë”, ka thënë ai në ligjëratën e mbajtur të premten mbrëma në “Kino Armata”.

Edhe Arkitektura përballë pyetjes së përhershme nëse mund ta shpëtojë botën Kulturë Arkitektura përballë pyetjes së përhershme nëse mund ta shpëtojë botën

Sipas tij, në vetëdijesimin e popujve, veçmas atyre evropianë, ndikim të madh ka ushtruar politika e shteteve, si dhe lufta që sot po ndodh në Ukrainë.

Në anën tjetër Liesegang ka shpjeguar para audiencës se në të vërtetë pandemia COVID-19 pati një rol pozitiv, nëse mund ta quhet kështu, sepse i bëri njerëzit më të vetëdijshëm dhe në anën tjetër bëri që njerëzit të rrisin besimin ndaj vetë shteteve të tyre.

“Dhe përveç këtyre gjërave, ne patëm gjithashtu edhe pandeminë COVID-19, e cila përbën një përvojë tjetër, për të cilën unë mendoj se është shumë pozitive për shkak se ne, më në fund, e ndiejmë se mund të ndryshojmë. Pra, normalisht pandemia ishte e tmerrshme si luftë, por mendoj se ishte një moment kur në të gjithë i drejtuam sytë nga shteti. Është një gjë interesante sepse papritmas shteti kishte fuqi”, ka thënë ai.

Jan Liesegang ka lindur në Köln në vitin 1968 dhe është arkitekt dhe bashkëthemelues i “Raumlabor”, një kolektiv i cili është vendkryqëzim midis arkitekturës, planifikimit urban, artit dhe ndërhyrjes.

“Raumlabor-Berlin”, i përbërë prej nëntë arkitektësh, u themelua në vitin 1999 si një grup interesi i disa artistëve dhe arkitektëve, të cilët punojnë në qëllime të përbashkëta, të orientuar drejt projekteve ndërdisiplinorë në arkitekturë, zhvillimin urban, artin e performancës, arkitekturën e peizazhit, projektimin e hapësirës publike, si dhe instalacione artistike.

Edhe Kosova në kërkim të përfaqësuesit në Bienalen e Arkitekturës në Venecie që thërret për veprim Kulturë Kosova në kërkim të përfaqësuesit në Bienalen e Arkitekturës në Venecie që thërret për veprim

Ky kolektiv është i ftuar në Kosovë edhe për një projekt që do të realizohet në kuadër të bienales “Manifesta”. Në kuadër të “Manifestas”, “Raumlabor” do të kryejë një intervenim në Fabrikën e Tullave në Prishtinë.

Si përfaqësues i këtij kolektivi, Liesegang ka shpalosur para publikut disa pamje të intervenimeve në Fabrikën e Tullave. Ka treguar shembullin e një ulëseje druri, e cila ishte gjetur e mbështetur për murin e Fabrikës dhe të cilën e kishin riparuar për ta bërë të përdorshme, por gjithmonë duke i ruajtur karakteristikat origjinale të saj.

Megjithatë, meqenëse ky projekt nuk ka përfunduar ende, arkitekti ka shpalosur vetëm disa foto dhe një videoincizim të shkurtër, ku një djalë shihej duke thyer një nga muret e Fabrikës.

Gjatë ligjëratës, me ndihmën e projektorit, Liesegang ka shfaqur edhe disa shembuj nga puna e tyre si “Raumlabor”. Njëri ndër ta ishte “Floating University”, i mbajtur në verën e viti 2018 në Berlin. Meqenëse punon në projekte të përkohshme e të cilat parësore e kanë riciklimin, si dhe mbrojtjen e ambientit, “Raumlabor” ka ndërtuar një universiteti lundrues. I vendosur në liqenin e Tempelhof Airport në Berlin, ky universitet kishte shërbyer si vendtakim midis studentëve e profesorëve të ndryshëm. Për gjashtë muaj sa kishte qëndruar ky universitet, vizitorët kishin diskutuar posaçërisht për mënyrë se si ta sinkronizonin jetën në raport me ndryshimet e shpejta.

Edhe “Arti si akt ndryshimi” përtej estetikës rigjeneron edhe mbeturinat Kulturë “Arti si akt ndryshimi” përtej estetikës rigjeneron edhe mbeturinat

Liesegang shpalosi edhe projektet e tjera, të përkohshme, që ata kishin kryer në Afrikë, Suedi, Holandë e të tjera. Karakteristikë e tyre janë vendosja e instilacioneve dhe ndërtimi në hapësira kryesisht të braktisura, të harruara apo të lëna anash. Përveç kësaj, pothuajse çdo vepër e tyre bëhet me material i cili riciklohet apo ishte i përdorur dhe me të ndërtohet diçka e re që ka për synim t’i hyjë në punë komunitetit.

Liesegang ka qenë njëri prej dy ligjëruesve ditës së dytë te ligjëratave që sjell në këtë edicion, të dhjetin me radhë, të Festivalit të Arkitekturës në Kosovë. Në kuadër të tij janë duke u organizuar edhe punëtori të ndryshme.