Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shpulla ditën e dasmës për nusen, bëri shakanë e gabuar

Klipi, i kthyer menjëherë në viral, i cili besohet se u filmua në Azinë qendrore, tregon një çift të palumtur që ushqejnë njëri-tjetrin me një copëz tortë, teksa të tjerët bëjnë foto e video.

Nusja që duket e pikëlluar merr një copëz tortë nga bashkëshorti i ardhshëm dhe e fut në gojë.

Por, kur i vjen radha asaj për të ushqyer dhëndrin, i cili është i veshur me kostum të zi, ajo e ngacmon duke ia hequr tortën nga goja, transmeton Koha Jonë.

Dukshëm i pakënaqur, dhëndri godet gruan e tij me shpulla në fytyrë, duke lënë të shokuar të pranishmit.

Nusja, e cila mban një diademë në kokë, mezi mbahet në këmbë nga shpulla e tmerrshme.

Ajo më pas shihet të vërë duart në fytyrë, teksa dhëndëri agresiv tërhiqet nga mënga prej një burri tjetër, i ftuar në dasmë.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shpërthyer kundër sjelljes së dhunshme të dhëndrit.

Edhe Vritet aksidentalisht dhëndri në Turqi, pasi motra e nuses shtiu me armë për të festuar Botë 10 muaj më parë Vritet aksidentalisht dhëndri në Turqi, pasi motra e nuses shtiu me armë për të festuar

Njëri shkruan: “Ai djalë ka nevojë për një mësim mbi të drejtat e njeriut dhe ajo grua ka nevojë për një dosja divorci, pa u kurorëzuar fare!”

Një tjetër postoi: “Do doja që ajo të mos e vazhdonte më atë dasmë.”

Ndërkohë që nuk dihet me saktësi, se ku është filmuar ngjarja disa shikues online sugjeruan se kjo ngjarje u zhvillua diku në Azi.