Tiranë, 26 qershor – Në Kepin e Rodonit, Durrës u shpëtua sot një breshkë uji. Stafi i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Durrës, së bashku me peshkatarët shpëtuan breshkën e cila kishte ngecur në rrjetë, dhe e lëshuan përsëri në det, njofton atsh.
Në bregdetin e Durrësit përgjatë viteve të fundit kanë qenë disa specie të ngjashme që kanë dalë më breg të detit, ose kanë rënë në rrjetat e peshkatarëve.
Plazhet ranore të Shqipërisë janë të përshtatshëm për folezimin e breshkave të detit, prandaj dhe kjo specie po viziton shpesh ujërat e plazheve tona.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm