Një breshkë e madhe deti e tipit Gareta ka rënë në rrjetet e peshkatarëve të Bisht Pallës.
Breshka mesdhetare ka si habitet zonën e Gjirit të Lalezi, Kepin e Rodonit dhe zonën bregdetare të Patogut dhe është kapur në rreth 30 m thellësi dhe 2 km larg bregut.
Pasi është nxjerrë në breg, breshka është pastruar dhe më pas është lënë e lirë nga peshkatarët.
Breshka ishte afro 1 m e gjatë dhe peshonte rreth 70 - 80 kg.