Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Breshka e rrallë 'Kareta-kareta' bie në rrjetat e peshkatarëve në Vlorë

Specia e rrallë kohët e fundit është parë shpesh në brigjet e Vlorës.

Një breshkë e llojit 'Kareta-kareta' ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në grykëderdhjen e lumit të Vjosës, transmeton Shqiptarja.

Peshkatarët pasi kanë ngritur rrjetat e tyre kanë parë edhe breshkën e llojit të veçantë e cila jeton në thellësi të mëdha uji dhe nuk dihet se si mund të ketë përfunduar në rrjetat e tyre. Peshkatarët duke njohur gjallesën e veçantë e kanë liruar nga rrjetat dhe e kanë lënë të lirë.

Specie të tilla janë shfaqur shumë kohët e fundit në brigjet e lumit të Vlorës dhe sipas specialistëve ajo vjen si pasojë e ndryshimeve klimaterike.