Një breshkë deti është gjetur e ngordhur mëngjesin e djeshëm në zonën e Plazhit të vjetër në Vlorë.
Breshka, e llojit “Dermochelys Coriacea”, ka dalë në breg të detit si pasojë e kushteve atmosferike të rënduara dhe erës së fortë që fryn në drejtimin jugor.
Ndryshe breshka quhet kurriz lëkurore, është shumë e veçantë dhe, zakonisht, të tilla nuk janë të pranishme në Adriatik.
Por, një nga problematikat që i detyron të dalin në breg të detit është ndotja që i bëhet detit.
Ndërsa, trazimi i ujërave të zeza me ujërat e detit, i’u shkakton breshkave të tilla humbjen e drejtimit. Rol luajnë leshterikët edhe algat e detit në këtë zonë/BW.
Artikuj të ngjashëm
-
Një breshkë e madhe e ujit shfaqet në plazhin Hamallaj të Durrësit
-
Shpëtohet një breshkë e rrallë uji në Kepin e Rodonit
-
Breshka e rrallë 'Kareta-kareta' bie në rrjetat e peshkatarëve në Vlorë
-
Dallgët nxjerrin në bregdetin e Durrësit breshkën e rrallë
-
Balena sei e rrezikuar gjendet e ngordhur në bregdetin e Kilit