Një balenë sei e ngordhur është gjetur të shtunën në bregdetin e qytetit Algarrobo në Kilin qendror, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve në zonën bregdetare, transmeton Anadolu.
Sipas raportimeve lokale, balena e ngordhur u pa e shtrirë në vijën bregdetare, ndërsa autoritetet mjedisore u njoftuan për rastin dhe nisën procedurat përkatëse.
Balena sei konsiderohet specia e dytë më e madhe e balenave në botë dhe klasifikohet si specie e rrezikuar nga zhdukja.
Ekspertët theksojnë se ngordhjet e balenave në bregdet shpesh lidhen me përplasje me anije, ndotje akustike, kapje aksidentale në rrjeta peshkimi, sëmundje ose ndryshime në ekosistemin detar./ AA
Artikuj të ngjashëm
-
Tre peshq mbi 40 kilogramë ngordhin në Badovc, ngrihen dyshime për gjendjen e ujit
-
Balena gjigante filmohet në detin shqiptar
-
Kamera kap momentin: Kajakisti gëlltitet nga balena, por shpëton
-
Përmbytjet e reja në Nepal rrëmbejnë shtëpi dhe ura
-
Përmbytje në Barcelonë nga shirat e rrëmbyeshëm, një i vdekur