Shkencëtarët kanë krijuar një “superushqim” bletësh që mund t’i mbrojë ato ndaj kërcënimit nga ndryshimet klimatike dhe humbjen e habitatit.
Bletët e mjaltit janë pjesë jetësore e prodhimit të ushqimit dhe kontribuojnë në pjalmimin e 70% të kulturave kryesore globale.
“Ky përparim teknologjik siguron të gjitha lëndët ushqyese që bletët kanë nevojë për të mbijetuar, që do të thotë se ne mund të vazhdojmë t’i ushqejmë edhe kur nuk ka polen të mjaftueshëm”, ka thënë shkencëtarja Geraldine Wright nga Universiteti i Oxfordit.
Wright ka kryesuar një grup shkencëtarësh prej 15 vjetësh për të identifikuar saktësisht nevojat e bletëve dhe si t’ua ofrojë suplementet e duhura atyre, shkroi BBC.
“Superushqimi” iu dha bletëve në laborator për tre muaj. Rezultatet treguan shumimin e tyre.
Provat klinike duhet të zgjerohen më tej për të parë efektin afatgjatë të ushqimit te shëndeti i bletëve, por suplemente mund të jetë i qasshëm brenda dy vjetësh për ata që mbajnë dhe kujdesen për bletë.
-
Konsumimi i ushqimeve bimore ulë rrezikun nga demenca
-
Dieta sipas së cilës mund të hash edhe të humbësh peshë
-
Ekspertët paralajmërojnë se ushqimi shumë i përpunuar është kërcënim global për shëndetin
-
Ushqimet më të mira për jetëgjatësi, sipas ekspertëve
-
Heqja e disa ushqimeve nga dieta mund të ndikojë në humbjen e peshës