Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Raporti i zëvendësministrit të Bujqësisë për zinxhirin “Lopa – fermeri – zhvilluesi i shtetit”

Agron Demi, punonjës në institutin GAP, ka ironizuar me një raport që zëvendësministri i Bujqësisë, Shukri Maxhuni, i ka dorëzuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Më ironik bëhet fakti se Maxhuni ka titullin Dr.Sc. e është edhe profesor asistent.

“Pjesë nga raporti i një zëvendësministri, i cili para emrit të tij e shënon Dr.Sc., kurse pas emrit të tij Prof.Assis, dorëzuar kryeministrit Haradinaj për punën 100 ditore: ‘Zemra e zhvilimit të një shteti është bujqësia. Zemra e bujqësisë është blegtoria. Zemra e blegtorisë është lopa. Zemra e lopës është fermeri. Zemra e fermerit është qumështorja. Zemra e qumështores është teknologu. Pa funksionuar ky zinxhir, nuk ka zhvillim’”.

“Pasi Institutit Albanologjik nuk ju duk e denjë shtatorja e veprimtarit Anton Çetta, le ta vendosë këtë margaritar si pllakatë në hyrje të objektit, ashtu siç kishte vepruar Akademia e Shkencave para disa vitesh me një thënie të Hashimit”, ka shkruar më tej Demi.

Qeveria e Kosovës ka më shumë se 70 zëvendësministra, shumë prej të cilëve kryeministri Haradinaj as që i njeh. Më parë ai i kishte mbledhur të gjithë në një takim, dhe u kishte kërkuar që të raportojnë për punët e tyre specifike brenda dikastereve që veprojnë.

Edhe Qeveria beson se raportimet e zv.ministrave do të shkojnë duke u përmirësuar Arbëri Qeveria beson se raportimet e zv.ministrave do të shkojnë duke u përmirësuar

Në faqen e Ministrisë së Bujqësisë është dhënë edhe biografia e Maxhunit. Aty tregohet se Dr.Sc. Prof.Asis. Shukri Maxhuni, lindi më 01.12.1958, në fshatin Maxhunaj, Komuna e Vushtrrisë.

Shkollimin fillore ka mbaruar në vendlindje në Maxhunaj, ndërkaq shkollimin e mesëm “Kimi-teknologji” e ka mbaruar në Vushtrri. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë në vitin 1982, ndërsa Magjistraturën në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore e ka mbaruar në Zagreb në vitin 1992.

Ndërsa, ka doktoruar në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në Pllovdiv të Bullgarisë në vitin 2009.

Përvoja e punës:

01.09. – 24.09.1982 ka punuar Profesor i lëndëve Profesionale “Muharrem Bekteshi” Vushtrri.

27.09.1982 – 31.08.1985 ka punuar Profesor i lëndëve Profesionale në shkollën e mesme bujqësore në Prishtinë.

Edhe I diplomuar, por jo në zyrë – Rrëfimi i ekonomistit që zgjodhi fermën në vend të emigrimit SOT I diplomuar, por jo në zyrë – Rrëfimi i ekonomistit që zgjodhi fermën në vend të emigrimit

01.09.1985 – 01.06.1989 ka punuar Udhëheqës prodhimi në “Qumështoren konzume” Fushë Kosovë.

01.09.1989 – 30.06.1990, ka përcjellë ligjëratat Post-universitare në Institutin Agronomik Mesdhetar në Montpellier të Francës.

15.04.2003 – 31.01.2014 ka punuar në MASHT (Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë), sektorin e arsimit profesional.

Nga Janar 2014, ka marrë titullin akademik Profesor Asistent në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ku dhe është Profesor i rregullt.

Ka të botuara tri libra nga Akademia e Publikimeve Gjermane LAMPERD Academy Saarbrucen si dhe Amazona Americane (Possibility of obtaining of the cheese: Mozzarella Cheese produced from cow’s buffalo and goats milk).

Edhe ChatGPT, termocentrali Kosova A dhe Kosova B KTV ChatGPT, termocentrali Kosova A dhe Kosova B

Gjithashtu ka të botuara dhjetëra punime shkencore në lëmin përkatëse nëpër revistat shkencore botërore dhe është pjesëmarrës nëpër Simpoziumet dhe Konferencat shkencore.

Shukri Maxhuni u emërua Zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës më 15.12.2017.