Pjesë të raportit të zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni, u bënë pjesë e debatit publik gjatë kësaj jave.
Përveç relacionit Lopë – Fermer, që sipas zëvendësministrit Maxhuni, çojnë në zhvillimin e shtetit, edhe titujt akademikë të tij u komentuan gjerë e gjatë në rrjete sociale.
KTV-ja ka kontaktuar me zëvendësministrin Shukri Maxhuni, i cili fillimisht ka pranuar të intervistohet dhe të flasë për përmbajtjen e raportit të tij, që i ka shkuar kryeministrit Ramush Haradinaj. Por të nesërmen, zëvendësministri Maxhuni e ka anuluar takimin.
Në Qeverinë e Kosovës e shohin si pozitiv debatin që i ka rrethuar zëvendësministrat e shumtë por edhe punën e tyre.
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore thotë se një gjë e tillë do të ndikojë në përmirësimin e punës së tyre në të ardhmen.
Besnik Tahiri ka bërë të ditur se zëvendësministrat do të vlerësohen për punën e tyre rreth muajit nëntor.
Përndryshe, Tahiri ka folur edhe për Ligjin për Qeverinë, që pritet të përcaktojë mes tjerash numrin e ministrive dhe zëvendësministrave, për të cilin tha se brenda këtij viti do të marrë miratimin e qeverisë.
Edhe
Deputetët ironizojnë me shkarkimin e Shukri Maxhunit
E derisa potencialisht të miratohet Ligji për Qeverinë, raportet e zëvendësministrave po dalin të jenë mjaft argëtuese.
Njëri prej tyre, siç e ka publikuar Agron Demi nga Instituti GAP, në dy fjali ka arritur të bëjë një lidhje mes dhurimit të gjakut dhe akcizës në propan, butan dhe gaz.
-
Raporti i zëvendësministrit të Bujqësisë për zinxhirin “Lopa – fermeri – zhvilluesi i shtetit”
-
Haradinaj i kënaqur me zëvendësministrat, kërkon shpërndarje punësh nga ministrat
-
Qeveria është e kënaqur me punën e zëvendësministrave
-
Zëvendësministrat dorëzojnë raportet, disa prej tyre rrezikojnë të shkarkohen