Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Qeni ia shkatërron paratë çiftit amerikan

Një çift nga Pittsburghu në Shtetet e Bashkuara Amerikës arriti t’i bënte të përdorshme vetëm 3.550 dollarë nga 4000 sa ia kishte dëmtuar qeni i shtëpisë.

Upi ka shkruar se Clayton Laë dhe bashkëshortja e tij, Carrie, lanë shumën e parave në kuzhinë, por kur u kthyen disa minuta më vonë, gjetën qenin që i kishte dëmtuar shumë me gojë.

“U ktheva në dhomë dhe i pashë të gjitha paratë në tokë. Ai (qeni) qëndronte aty dhe, o zot, i hëngri disa prej tyre dhe i kishte dëmtuar. I hëngri 4000 dollarë”, ka thënë Carrie.

Çifti ka shtuar se mezi ia doli t’i drejtonte paratë dhe t’i dorëzonte në një bankë për t’i ndërruar, por pjesa tjetër mbeti e papërdorshme.