Një burrë puna e së cilit është të ndihmojë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Japonisë, aksidentalisht ka përplasur veturën e tij me tualetin më të vjetër të vendit në një tempull budist shekullor.
Tualeti në Tofukuji në Kyoto daton nga shekulli i 15-të dhe është ruajtur si aset kulturor i rëndësishëm, raportoi BBC.
Dera e tij antike u shkatërrua pasi punëtori shtypi gazin pa e kuptuar se vetura ishte në lëvizje së prapthi.
Askush nuk u lëndua dhe tualeti brenda mbeti i paprekur.
Menjëherë pas aksidentit, burri thirri policinë dhe i tha se ishte përplasur me tempullin. Ai tha se po vizitonte tempullin për shkak të punës.
Një foto e shpërndarë ka treguar veturën e përplasur në derën 700-vjeçare.
-
Një person hyri aksidentalisht me veturë në tualetin më të vjetër në Japoni
-
Turisti fajësohet për djegien e një tempulli të shenjtë kinez
-
Pasagjeri “tmerrohet” pasi u bllokua në tualetin e aeroplanit
-
Nuk i funksionoi dera, indiani mbetet i mbyllur në tualetin e aeroplanit gjatë gjithë udhëtimit
-
Në Kinë pretendohet se është gjetur tualeti më i vjetër në botë