Aeroporti i Venecias u mbyll për më shumë se një orë dhe fluturimet u devijuan të premten për shkak të pranisë së një tufe pulëbardhash, shkruan BBC.
Aeroporti Marco Polo në qytetin verilindor italian u mbyll në orën 09:45 me orën lokale.
Fluturimet u devijuan në Treviso, Verona, Trieste dhe Milano përpara se të rifillonin operacionet normale në orën 11:20.
Goditjet nga shpendët në aeroporte janë më të zakonshmet gjatë ngritjes dhe uljes dhe mund të shkaktojnë dëme në aeroplan.
Aeroporti Marco Polo u kërkoi falje pasagjerëve që u prekën nga ndërprerja.
Më shumë se nëntë milionë pasagjerë përdorën aeroportin e Venecias vitin e kaluar dhe pothuajse 8 mijë fluturime kaluan tranzit muajin e kaluar.

Artikuj të ngjashëm
-
Shumë fluturime nëpër Evropë devijohen pas kërcënimeve për bombë
-
Dyshime për dron në Gjermani, ndërpritet përkohësisht trafiku ajror në Nuremberg
-
Dëmtohet kabllo, ndalohen fluturimet dhe shkaktohen vonesa në disa aeroporte të mëdha në SHBA
-
Pezullohen fluturimet në Aeroportin e Munihut, raportohet se janë parë dronë
-
Mijëra fluturime në SHBA anulohen për shkak të stuhisë së fortë