Qenushi Gunner është shpëtuar nga pronari i tij, Richard Wilbanks, pasi ai ishte kapur nga një krokodil në një pellg në Florida, javën e shkuar.
Wilbanks 74-vjeçar ishte jashtë shtëpisë së tij kur pa një krokodil që kishte dalë shpejt dhe kishte tërhequr qenushin e tij tremuajsh.
“Nuk kam menduar kurrë që një krokodil mund të jetë kaq i shpejtë. Ishte tejet i shpejtë”, ka thënë Wilbanks për CNN, duke shtuar se adrenalina e papritshme e nxiti automatikisht të hynte në pellg për të shpëtuar qenushin.
Video 20-sekondëshe e këtij incidenti u bë virale në rrjetet sociale. Aty shihet se si Wilbanksi me sukses arrin të nxjerrë qenushin e ta shpëtojë, ndërsa nuk hiqte fare cigaren nga goja.
Artikuj të ngjashëm