Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një burrë përballet me krokodilin për ta shpëtuar qenin e tij

Një burrë në Karolinën e Jugut ka vërtetuar se mund të bëjë gjithçka për të mbrojtur qenin e tij nga një krokodil.

Bruce Savage është vënë në aksion të mërkurën në mëngjes derisa kishte dalë në ecje me qenushen e saj Hannah.

“Është shumë lagje e sigurt. Ne e kemi ditur për krokodilët”, ka thënë ai.

Ai tregoi se kur u kthye nga ecja, e pa zinxhirin e Hannahs duke u tërhequr rreth ujit. Ky është momenti kur Savage u përball me krokodilin për të shpëtuar qenin e tij.

“E gjithë ngjarja ishte rreth 60 sekonda. Nuk dëgjoja asgjë, i gjithë sistemi ishte ndalur. E dëgjoja vetëm zërin tim duke e thirrur emrin e qenit. Isha në vendin dhe kohën e gabuar”, ka thënë ai.

Edhe Krokodili befason një burrë që po shëtiste me kajak Kuriozitet Krokodili befason një burrë që po shëtiste me kajak

Savage e kishte nxjerrë qenueshen nga goja e krokodilit, derisa ajo humbi bishtin gjatë përballjes.

Në vendin e ngjarjes kanë ardhur dhe ekipet e mjekëve të cilët e kanë kontrolluar Hanën, derisa gjendja e saj është përmirësuar.