Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Qeni shpëtoi pronarin pasi ra në liqenin e ngrirë

Një burrë nga Michigan që mbeti i bllokuar në akull në një liqen u shpëtua me sukses nga qeni i tij.

Upi ka shkruar se burri 65-vjeçar nga Traverse City kishte rënë në liqenin Arbutus, e në veturën e tij kishte një disk shpëtimi, por nuk ishte në gjendje të arrinte veturën për shkak të akullit masiv.

Në vendin e ngjarjes thuhet të ketë dalë një kamionist, Kammeron Bennetts, që lidhi diskun për veture, ndërsa qeni i burrit i quajtur Ruby, ia dërgoi pronarit rripin për t’u mbajtur.

Burri qëndroi për 16 minuta në ujë, e më pas u dërgua në spital për trajtim, por i lirua pa lëndime serioze.

Kjo u cilësua vepër heroike e qenit.